“Nuk duhej pezulluar nga detyra Balluku”, Dudushi në Top Story për vendimin e SPAK: Nëse hetohesh për korrupsion, prezumohesh i pafajshëm

27/11/2025 23:22

Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK sipas gazetarit Alban Dudushi nuk është vendimi i duhur.

Në “Top Story” nga Grida Duma ai tha se pezullimi i Ballukut nuk ishte i duhur sepse sipas tij së pari nëse hetohesh për korrupsion, prezumohesh i pafajshëm dhe së dyti vendimi i Gjykatës ka hyrë në vullnetin e kryeministrit.

“Nëse hetohesh për korrupsion, prezumohesh i pafajshëm. Pyetja është çfarë bën prokuroria. Ka mekanizma të tjerë që të kontrollojnë nëse je në akuzë. Pezullimi është që unë nuk të lë ty të hysh te zyra jote. Mund të arrestohet dhe kryeministri të vazhdojë ta mbajë në detyrë. Pezullimi ja lë vullnetin kryeministrit se çfarë mund të bëjë. Jemi duke folur për një gjë që ka hyrë të vullneti kryeministrit”, u shpreh Dudushi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta