Federata Italiane vendos kritere të reja financiare, 6 klube të Serie A rrezikojnë t’u bllokohet merkato
Milan dëshiron të vazhdojë të ecë me këtë ritëm. Pas fitores së rëndësishme në derbi, kuqezinjtë tani presin Lazion në San Siro për sfidën e radhës së Serisë A. Në sezonin e kaluar Milani mori vetëm 1 pikë në përballjet me Lazion, teksa barazoi në Romë dhe humbi në San Siro.
Tani Massimiliano Allegri kërkon të ndryshojë skenar duke kërkuar që skuadra të vijojë me rrugëtimin që po bën në këtë sezon sidomos në përballjet me skuadrat e mëdha të kampionatit.
Do të jetë kjo ndeshje edhe një duel mes tij dhe Maurizio Sarri me livornezin që e ka bilancin në anën e tij me 11 fitore në 19 përballje, 4 barazime e 4 humbje, bilanc të cilit Allegri nuk i jep shumë peshë.
‘Lazio deri tani është nënvlerësuar-tha Allegri-Sarri po bën një punë të shkëlqyer, ka 18 pikë edhe pse me shumë futbollistë të dëmtuar dhe me vështirësi në merkaton e transferimeve. Të shtunën në pret një ndeshje shumë e vështirë sepse është një skuadër e mirëorganizuar që duket se të lejon hapësira, por në fakt të lejon shumë pak. Me një fitore Lazio mund të rihyjë në garë për një vend në Champions’.
Allegri nuk dëshiron të rrezikojë që skuadra e tij të hyjë në fushën e lojës e relaksuar pas suksesit në derbin me Interin
‘Fitorja në derbi ishte e bukur, por nuk duhet të heqim fokusin nga objektivi final; hyrja në 4 vendet e para-shtoi Allegri-është e enjte dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Lazio një skuadër e madhe apo një ekip i vogël? Të gjitha ndeshjet duhet të përgatiten sikur përballë kemi një skuadër të madhe. Lazio në 10 vitet e fundit ka fituar trofe dhe ka luajtur shumë herë në Ligën e Kampioneve’
Top Channel