Superkompjuteri parashikon klasifikimin e Champions League, në përfundim të fazës së Ligës, nuk mungojnë surprizat
Viti 2025 është krejtësisht për t’u harruar për Interin. Nga fundi i sezonit të kaluar te fillimi i këtij aktual, skuadra zikaltër ka përjetuar më shumë zhgënjime sesa triumfe dhe tani ky trend negativ ka filluar të shqetësojë.
Dy humbe në harkun e 3 ditëve janë një kafshatë shumë e hidhur për t’u kapërdirë. Humbja në derbi dhe ndaj Atletico Madrid e hedhin Interin në krizën e tij ekzistenciale; luan mirë me të gjithë, por nuk fiton thuajse ndaj askujt. Në asnjë prej 5 humbjeve të këtij sezoni, skuadra e Chivut nuk ka qenë shumë inferiore ndaj kundërshtarëve, përkundrazi, shpesh ka marrë më pak nga sa ka treguar në fushën e lojës.
Një situatë paradoksale, nga e cila zikaltrit nuk po mund të dalin dot dhe që lidh gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me atë aktual; në 2025 Interu thuajse nuk ka fituar kurrë ndaj skuadrave të mëdha. Kështu në 2025, fitoret e Interit me ekipet e mëdha numërohen me gishta. Duke marrë në konsideratë ndeshjet ndaj Milanit, Napolit, Juventusit, Romës dhe rrugëtimin në Ligën e kampioneve(ndeshjet me Bayernin, Barcelonën dhe finalen me PSG), gjatë këtij viti Interi ka 2 fitore në 17 sfida me të mëdhatë, ndeshjen e parë çerekfinale me Bayernin dhe atë ndaj Romës pas pauzës së kombëtareve të tetorit, është edhe sfida e paharruar gjysmëfinale me Barcelonën, por me katalanasit, kjo ndeshje erdhi pas 90 minutëshit, në kohën shtesë.
Një e dhënë akoma më kurioze është edhe ajo vetëm për ndeshjet direkte me Milanin, Napolin dhe Juventusit; Interit i mungon fitorja ndaj një prej këtyre skuadrave, që nga derbi i 22 prillit të 2024 kur zikaltrit fituan edhe titullin kampion.
Një mungesë suksesesh që po zgjat shumë për një skuadër të nivelit të Interit. Edhe pse, rezultatet në fushë ngrenë pikëpyetje për nivelin real të zikaltërve; sa herë që kundërshtari është i të njëjtit nivel me të, Inter nuk fiton asnjëherë, një tendencë për të cilën Chivu duhet të gjejë zgjidhje në mënyrë që të shkohë sa më larg në Champions apo të synojë titullin në Serie A.
Top Channel