Tronditet Reali i Madridit, Vinicius Jr kërkon pagën e Ronaldos nga drejtuesit Merenges, stopohen bisedimet
Te Evertoni, kthehet paqja mes Idrissa Gueye dhe Michael Keane. Dy protagonistët e sherrit në sfidën e mbrëmjes të së hënës ndaj Manchester United që solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të senegalezit, vendosën të vinin gjërat në vend duke inskenuar një ndeshje boksi në qendrën sportive të klubit
Ai që dokumentoi gjithçka ishte Thierno Barry me një video të shoqëruar nga mesazhi; ‘Këtu vetëm dashuri’. Ishte kjo një skenë e ngjashme me atë që pati si protagonistë Antonio Conten dhe Lautaro Martinez në vitin 2021; Trajneri dhe sulmuesi pas një debati të ashpër mes tyre gjatë një ndeshje të kampionatit me Romë, i sqaruan gjërat në privat për të publikuar më pas në rrjetet sociale një video të një ndeshjeje boksi mes tyre në qendrën stërvitore të Interit me Romelu Lukakun si folës
Top Channel