Tensione gjatë sfidës së Europa League mes Aston Villës dhe skuadrës izraelite, 11 persona arrestohen pas protestave të shumta për Palestinën
Roma festoi në Olimpico teksa mposhti në ndeshjen e javës së pestë të Europa League skuadrën e Midtylland, kryesuese e klasifikimit të kompeticionit dhe që deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje.
Verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit iu imponuan skuadrës daneze duke e mundur me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. E vetmja notë negative për Romën në këtë ndeshje është dëmtimi i Kone në kavilje me futbollistin që u detyrua të mbyllë para kohe ndeshjen. El Ayanoui e zhbllokoi rezultatin për Romën që në minutën e 7 të ndeshjes. Në minutën e 83 El Sharaawy shënoi sërish për verdhekuqtë duke e cuar rezultatin në 2-0. Në minutën e 87 Paulinho shënoi për Midtylland duke shkurtuar diferencën në 2-1 por vetëm kaq, Roma fitoi ndeshjen duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme
Zhgënjeu totalisht Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës që u mund thellë në Francë nga skuadra e Lille me rezultatin 4-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare edhe pse ishte titullar nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij që mbetet në kuotën e 7 pikëve. Në ndeshje të tjetra të Europa League, Aston Villa fitoi me Young Boys 2-1, Porto mundi Nice 3-0, Fenerbahce barazoi me Ferencvaros 1-1, Feyenoordi humbi me Celtic 1-3, Ludogorets mposhti Celta Vigo 3-2, PAOK Selanik barazoi me Brann 1-1, ndërsa Viktoria Plzen-Freiburg përfundoi 0-0.
Top Channel