Chelsea i ndërpret rekordin e rrallë Barcelonës, me fitoren e sotme 3-0, nuk do ta besoni çfarë kanë bërë katalanasit që nga 21 dhjetori 2024
Chapecoense ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit brazilian, duke përmbyllur me sukses një sezon dramatik dhe tepër emocional.
Tifozët pushtuan fushën pas fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Goianiense, rezultat që i dha ekipit vendin e tretë në Serie B dhe biletën për në Serie A.
Skenat e gëzimit ndodhën vetëm katër ditë përpara përvjetorit të nëntë të tragjedisë që tronditi botën e futbollit, kur avioni që transportonte skuadrën drejt finales së parë të Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional u rrëzua pranë Medellinit në vitin 2016. Në aksident humbën jetën 71 persona, mes tyre 19 futbollistë, 14 anëtarë të stafit teknik dhe 9 drejtues të klubit, ndërsa vetëm gjashtë persona mbijetuan.
Pas asaj tragjedie, kundërshtarët e tyre të asaj finale hoqën dorë dhe kërkuan që titulli t’i jepej Chapecoense, një gjest që u kthye në simbol solidariteti në mbarë botën. Megjithatë, goditja e madhe la pasoja edhe në fushë, me rezultate të paqëndrueshme dhe rënie nga Serie A në vitin 2019, për t’u rikthyer menjëherë si kampionë të Serie B, përpara se të binin sërish dhe të mbijetonin me vështirësi në sezonet pasuese.
Këtë vit, nën drejtimin e trajnerit Gilmar Dal Pozzo, Chapecoense arriti të rindërtohet dhe ta mbajë ëndrrën gjallë deri në ditën e fundit. Humbjet e rivalëve Goias dhe Criciuma hapën rrugën, ndërsa goli i fitores erdhi nga pika e bardhë falë mbrojtësit Walter Clar.
Në vërshëllimën e fundit, tifozët u derdhën në fushë, duke përqafuar lojtarët, duke kërcyer dhe festuar në mesfushë një rikthim që simbolizon forcën, qëndresën dhe shpirtin e një klubi që nuk është dorëzuar kurrë. Chapecoense është sërish aty ku i takon.
Hoje completa 9 anos dessa defesa do goleiro Danilo que classificou a Chapecoense a final da Copa Sul-Americana 2016.
Até hoje eu não sei como reagir a esse momento. 🥲🥹
— Futebol Nostálgico! (@futnostalgico) November 23, 2025
Top Channel