Shoqëruan skuadrën në Norvegjinë e acartë, Juventus shpërblen tifozët…
26/11/2025 22:54
Juventus nuk ishte i vetëm në transfertën e akullit të Ligës së Kampioneve me Bodo/Glimt në Norvegji.
Një grup prej 500 tifozësh bardhezi udhëtuan nga Torino tek Rrethi Polar Arktik për t’i qëndruar pranë Zonjës së Vjetër në atë ndeshje që ishte jetike për Spallettin dhe djemtë e tij
Dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga drejtuesit e Juventusit, që vendosën t’i shpërblejnë ata me një kupon 30 euro për t’I shpenzuar në Dyqanet Zyrtare të Juventusit.
Është ky një shpërblim simbolik, por shumë domëthënës për ata që vendosën të shfaqin dashurinë dhe mbështetjen ndaj skuadrës duke shkuar deri në anën tjetër të Evropës pavarësisht kushteve shumë të vështira të motit.
Top Channel