Barcelona pësoi disfatë të rëndë, llogaritë për Top-8 dhe fazën e playoffit të Champions League
Juventus mori një fitore shumë të cmuar ndaj Bodo/Glimt mes ngricave norvegjeze duke rritur shanset për kualifikim në fazën e playoffit të Ligës së Kampioneve.
Trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti pas përfundimit të ndeshjes, u shpreh i kënaqur me këtë fitore të skuadrës së tij që për më tepër është e para në këtë sezon të Ligës së Kampioneve
‘Ishte e rëndësishme që shfaqëm një skuadër që luan hapur, që e bën lojën në të gjithë fushën, ndonjëherë me vështirësi, sepse kundërshtarët tanë në këtë fushë kanë treguar se kanë shpejtësi në idetë e tyre që mund të na trembnin-tha Spalletti-në pjesën e parë nuk shfrytëzuam disa mundësi të mira, në të dytën, skuadra e rriti ritmin e lojës dhe do të ishte për të ardhur keq po të mos e mirrnim këtë fitore të merituar. Ua dedikoj të gjithë tifozëve që erdhën këtu’.
Spalletti foli edhe për Opendën dhe David që shënuan të dy në këtë ndeshje.
‘Duhet që t’i rrisim të gjithë, jam i lumtur sepse në dhomat e zhveshjes pas futbollistët më të relaksuar-vijoi Spalletti-mos të harrojmë që futbollistët janë njerëz që vuajne, nuk janë indiferentë sic mendon shumëkush. Edhe unë ju dukem i relaksuar? Tashmë jam bërë me kallo, jetohet me qetësi në cdo situatë’
Ndërsa në një intervistë për Sky, trajneri i Juventusit foli edhe për momentin psiko-fizik të skuadrës dhe për domosdoshmërinë e vazhdimësisë së skuadrës
‘Jemi në vështirësi në të gjitha kuptimet-shtoi Spalletti-skuadra ndonjëherë nuk merr përgjegjësi, nuk ka shumë kurajo. Kjo është një fitore thelbësore, por tani do t’iu qepem futbollistëve, duhet të konfirmohemo. Është e nevojshme që të përmirësojmë gjendjen fizike; skuadra ka kuaj/fuqi në motor dhe duhen gjetur zgjidhje’.
Top Channel