Video/ Spektakël i Arsenalit, “Topçinjtë” i shkaktojnë Bayernit humbjen e parë të sezonit dhe konfirmohen si pretendentë për Championsin

26/11/2025 22:57

Arsenali ka marrë një fitore spektakolare përballë Bayernit të Mynihut me rezultatin 3-1, e vlefshme për raundin e pestë të fazës së ligës në Champions.

Takimi i luajtur në Londër nisi në mënyrën më të mirë për “Topçinjtë” e Artetës, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 22’ me anë të Timber.

Pas 10 minutash, ishte Karl i cili riktheu baraspeshën, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Në minutën e 69’, Noni Madueke shënoi golin e parë për Arsenalin, duke kaluar për herë të dytë në avantazh “Topçinjtë” dhe pas 6 minutash, Martinelli përfitoi nga një gafë e Neuer dhe shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Arsenali udhëheq tabelën e renditjes me pikë të plota, me asnjë rivalë pranë vetes, ndërsa Bayerni merr humbjen e parë sezonale.

Rezultati:

Arsenal 3-1 Bayern Munchen

Timber 22′, Madueke 69′, Martinelli 77′ / Karl 32′

Ngjarjet Kryesore:

90′ Mbyllet sfida!

77′ Goool Arsenal 3-1/ Neuer nuk ndërhyn dot si duhet dhe Martinelli me portën e boshatisur tund rrjetën. (Video)

69′ Goool Arsenal 2-1/ Calafiori kroson drejt zonës dhe Madueke godet si duhet për ta çuar në rrjetë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

32′ Goool Bayern 1-1/ Gnabry pason për Karl, i cili e shtyn drejt rrjetës. (Video)

22′ Goool Arsenal 1-0/ Pas një krosimi në zonë, Timber godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (Video)

1’ Fillon sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta