Ligji për barazinë gjinore u miratua në Parlament dhe tashmë është në pritje të firmës së presidentit Bajram Begaj për të hyrë në fuqi.
Ky ligj solli mjaft debat jo thjesht politik, por edhe shoqëror.
Një broshurë e përgatitur nga punonjësja sociale e një prej shkollave në Tiranë, dhe kundërshtuar nga prindërit e nxënësve risolli në vëmendje efektet në opinionin publik të tij. Në të flitej për stereotipet gjinorë.
Analisti Arjan Curri është shprehur se broshura e shpërndarë në shkolla është një nxitim pasi ligji ende nuk është hedhur në Fletoren Zyrtare.
I ftuar sot në ‘Top Story’, ai u shpreh se sipas tij do të ishte tepër vonë për prindërit shqiptarë kur fëmijët të vinë dhe ti thonë’ ‘O ba unë ndihem gocë edhe pse jam çun”.
“E shoh në mungesë dhe vakum ligjor. Do konsumojë të gjithë afatin ligjor. Nxitimi i shpërndarjes së broshurës pa u miratuar ligji është e tepërt. E para është një nxitim që nuk më pëlqen. Kjo broshurë i konsideron prindërit budallenj, i ofendon, ju nuk dini si ta edukoni fëmijët ruaj. Shpresojë mos të bjeri ne duart e fëmijëve se do ishte kundër ligjeve të BE. Edhe prindërit i kanë fut një mendje të lehtë se thonë që është çështje lekësh.
Por atëherë do jetë tepër vonë. Asnjë komunitet nuk i bëri presion prindërve që të dalin në rrugë. Kur ti thoj fëmija ‘O ba unë ndihem gocë edhe pse jam çun, do jetë tepër vonë. Të dyja axhendat edhe ajo konservatore edhe liberale kanë dështuar në Shqipëri’, u shpreh analisti Arjan Curii.
Top Channel