Sot vllehet përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë dhe liritë për të vepruar dhe punuar të lirë.

Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm me komunitetin vlleh, por dhe për vetë shqiptarët, që shpesh aplikimin e ligjit e shohin vetëm të shkruar dhe jo efektiv në jetët e tyre.

Historia e vllehëve mbetet e paqartë, pasi ka shumë versionin në lidhje me origjinën e tyre dhe prejardhjen e këtij komuniteti. Profesori dhe historiani Pëllumb Xhufi është një ndër personat që e ka studiuar gjatë dhe ka hulumtuar thellë për këtë komunitet.

“Ka 2-3 teori nga vijnë vllehët. Në fakt shfaqen në Ballkan që në shek e 11 në malet Pindi që në shekullin e 11-të, nga një autor bizantin. Ka shkruar një libër për çështje luftarake. Thotë që kanë ardhur nga Danubi, Rumania e sotme nga pushtimi i Romës nga Rumania e sotme. Në kohën e trojanit, jemi në vitin 105-110 të erës sonë. Pas pushtimit u vendosën në zonat e Greqisë, Malit të Zi, Shqipërisë, një zonë mjaft e përhapur. Në këto treva që përmenda, pjesa më e madhe e vllehëve janë asimiluar janë shkrirë në popullsinë vendase”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

“Në vitin 1308 është një udhëtar, anonimi i Gorkës. I bën përshkrim Shqipërisë, Serbisë dhe flet dhe për vllehët. Kanë ardhur pas ardhjes së hungarezëve në Ballkan, aty ku janë vendosur dhe sot”, u shpreh Pëllumb Xhufi.

“Dikush tjetër thotë se kanë ardhur kur u dyndën sllavët në Ballkan në fillim të shekullit të 7-të”, u shpreh historiani.

Vllehët, patën probleme të shumta me popullsitë vendase. Përjashtim bënin shqiptarët, të cilët kishin një marrëdhënie fantastike me ta. Kjo shqetësonte fqinjët tanë jugorë. Ata, shihnin tek vllehët planin për grekëzimin e tyre në trojet jugore të Shqipërisë. Pak a shumë, një projekt i vënë në jetë edhe me shqiptarët në Jug, duke i pajisur me pasaporta greke ndër vite.

Në vitin 1913 kur diskutoheshin kufijtë, u hodh një ide nga të huajt që të krijohej shteti shqiptaro-vlleh, të merreshin territoret e Pindit dhe Thesalisë dhe të bashkoheshin me Shqipërinë. Duke u nisur nga bashkëjetesa e këtyre dy komuniteteve, që u mbështet dhe nga shteti rumun”, u shpreh Xhufi.

Një ide e tillë nuk u përkrah as nga grekët, të cilët e luftuan shumë dhe nuk e pranuan asnjëherë kthimin në realitet të kësaj mundësie, që solli më pas dhe pasoja katastrofike për vllehët andej e këtej kufirit. Synimi i tyre ishte i qartë: trajtimi i tyre si popullsi greke, e mandej, territoret ku jetonin si territore greke.

“Fenomen nuk di, shqiptarë fshatra grekë-vlleh. Në Serbi-Mal Zi janë djegur. Manastiri p.sh ka qenë një qytet me shqiptarë dhe vllah. Kanë qenë shumë vlleh, por dhe shumë shqiptarë. Ishte qendra e vilajetit. Sot nëse sheh popullsinë e Maqedonisë vllehët janë shumë pak me dokumentat që dalin’, tha historiani.

“Edhe në Greqi dhe në Mal të Zi, nuk i njohin. Sidomos Greqia nuk i njeh fare. Masakrat e GReqisë ndaj vllehëve i di gjithë bota. Masakra, vëllenjtë janë vrarë nga grekërit. Janë torturuar, donin ti zhduknin fare”, u shpreh mësuesi Nasho Shytani.

“Situata e vllehëve të Shqipërisë, ashtu si komuniteti ortodoks shqiptar, për fat të keq është drejt zhdukjes dhe asimilimit. Komuniteti vlleh në Maqedoni jeton në disa rajone, në ato rajone që po harrohen dhe nuk po flitet shumë për komunitetin vlleh që jeton aty. Në Krushevë, Prespë, Manastir, Ohër, Strugë”, u shpreh studiues i historisë Naim Iljazi.

“Asimilimi i komunitetit vlleh ka ardhur që nga reformat agrare të Serbisë kundrejt popujve që kanë qenë shumicë në disa rajone”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

Naimi, studiues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka punuar gjatë dhe me asimilimin e shqiptarëve ortodoks tregon me detaje mënyrën se si vllehet janë detyruar të humbasin identitetin e tyre.

“Në fillim asimilimi ka qenë i dhunshëm ndaj komuniteteve, shqiptare dhe vllehe, duke përdorur mjete dhe mekanizma të ndryshme. Më pas duke i joshur dhe blerë nëpërmjet pozicioneve të ndryshme. Më pas kanë filluar të asimilohen gradualisht në Maqedoni”, u shpreh Naim Iljazi.

Sot vllehët i gjejmë të shtrirë në disa zona, kryesisht në Shqipëri e Greqi, por dhe vende të tjera të Ballkanit.

“Në malet e Pindit është dhe kryeqendra e vllehëve të Greqisë së sotme. Mecolla, është vend tipik arumun nga ku janë përhapur në vendet e tjera. Ka në zonën e Gramozit në faqen greke dhe shqiptare, Nikolica është fshat vlleh. Në Maqedoni. Te ne Voskopoja, ngulim që ka lindur dhe nisur shqiptaro-vllah”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

Nëse para viteve 90, gjatë periudhës së komunizmit, vllehët ishin të shtypur, por e ruanin gjuhën dhe traditat e tyre, pasi qëndronin në vende të veçuara dhe jetonin së bashku, pas viteve 90 nisi një luftë e ashpër. Greqia me politika qartësisht joshëse dhe me dëshirën e shtimit të numrit tentoi të afronte vllehët, po ashtu dhe Rumania. Në territorin shqiptar, është ndjekur i njëjti skenar me shqiptarët në zonat e Himarës dhe Jugut. Ata, janë joshur duke u pajisur me dokumente greke. Më pas, janë përdorur statistikat për politikë.

“Këto dy ndërgjegje kombëtare, një greke dhe një rumune, ndikuan negativisht në një përçarje të madhe të vllehëve”, u shpreh avokati, Edmon Petraj.

Inside Story tregon me dëshmi se si vllehët u joshën nga Greqia për interesa të ngushta dhe pse qytete si Korça, apo Gjirokastra, cilësohen thuajse si të humbura sa u përket komunitetit vlleh. Ndikimi grek ka qenë shumë i fortë. Megjithatë, ka qendrëstar deri në vetëmohim.

“Futja e këtyre shteteve, Rumania e Greqia kërkojnë të na marrin me vete. Ata e kanë si stimuj që të marrin sa më shumë, por ne në të vërtetë nuk jemi rumunë, jemi arumunë. Nuk jemi as grekë, jemi shqiptarë. Ne këtu kemi lindur, këtu punojmë, këtu jetojmë, këtu varrosemi, martohemi, fejohemi. Të tëra këtu i kemi”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta