I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Është i intubuar, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

26/11/2025 14:40

Mjeku kirurg Fitim Shini në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të të miturit, i cili u plagos me thikë nga disa gjimnazistë mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ai thotë se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

Sipas mjekut, i mituri ka mbërritur në urgjencë me 4 plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre po depërtonte në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.

Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.

Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, u shpreh mjeku Fitim Shini.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta