Gjyqtari Letexier e zyrtarizoi golin, i cili fillimisht u anulua, pasi e kontrolloi atë me VAR. Topi dukej se i preku krahun Alex Baenas.

Spanjollët sulmojnë djathtas, topi devijohet nga Bastoni dhe kthehet në qendër, ku Carlos Augusto, duke u future në thellësi, e devijon atë mbi trupin e Alex Baenas. Topi fillimisht godet trupin e numrit 10 të Simeones dhe më pas kthehet përsëri nga lojtari brazilian i Interit, përpara se të kapet dhe të dërgohet në rrjetë nga Julian Alvarez, 1-0 për Atleticon.

Gjyqtari Letexier fillimisht e anuloi golin për një prekje nga krahu i Baenas, por më vonë e vërtetoi atë pasi shqyrtoi lojën me VAR. Me një ritëm më të ngadaltë, duket se topi pasi prek anën e lojtarit godet lehtë dorën e djathtë të numrit 10 të Atleticos. Pyetjet mbeten.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta