Chelsea i dha një leksion të mirë futbolli Barcelonës në mbrëmjen e së martës teksa e mundi 3-0 dhe një prej futbollistëve që spikatën ishte pikërisht 18 vjeçari Estevao autori i golit të dytë për Blutë duke fituar bindshëm ‘betejën’ me bashkëmoshatarin e tij, Lamine Yamal.

Trajneri i Chelsea Enzo Maresca nuk i kurseu elozhet për paraqitjen e adoleshentit Estevao, ndërkohë që Yamal, që u rendit i dyti në ceremoninë e Topit të Artë u bllokua mjaft mirë nga Marc Cucurella. Përpara ndeshjes, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha kishte deklaruar se Yamal dhe Estevao do të formojnë binomin e duelit për Topin e Artë në të ardhmen sic ndodhi me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi, një frazë që gjeti edhe miratimin e Enzo Maresca.

Ashtu sic e tha edhe Raphinha, ndoshta në 10-15 vitet e ardhshëm, Estevao dhe Lamine Yamal me shumë mundësi do të jenë Messi dhe Ronaldo e rinj-tha Maresca për BeIN Sports-por ata që të dy janë 18 vjec, kanë nevojë të shijojnë futbollit, të përpiqen për t’u përmirësuar cdo ditë, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për ta’.

Duke folur më konkretisht për Estevaon në momentin e golit të tij, Maresca theksoi: ‘Goli që shënoi Estevao, më kujtoi atë që ai shënoi kundër nesh në Botërorin e Klubeve, shumë i ngjashëm, i njëjti  aksion. Por ai ka nevojë të relaksohet të shijojë futbollin, ai ka nevojë të luajë futboll. Ai dhe Laminë kanë shumë të rinj, 18 vjec, nëse fillon e flet për Ronaldon dhe Messin, ky është një presion shumë i madh për këta djem të rinj. Ata duhet të vijnë në stërvitje të lumtur, por kur nis i krahason me ata të dy, është shumë për ata’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta