Mbrëmjen e kësaj të mërkure, interi pësoi humbjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Atletico Madrid, një disfatë kjo që do të diskutohet gjatë sidomos për golin e parë të madrilenëve.

Padyshim që te zikaltrit zhgënjimi është shumë I madh dhe kjo u shpreh qartë edhe nga Bisseck

‘Nuk meritonim të humbisnim. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi pak më shumë fat-tha Bisseck-na bënë 3 gjuajtje e na shënuan 2 gola, nuk është e drejtë por futbolli kështu është. Jam i kënaqur me paraqitjen. Sot nuk mund të thuash asgjë të keqe për skuadrën, dhemb shumë’

Edhe Bonny u shfaq i zhgënjyer për këtë disfatë, por theksoi se skuadra duhet të ringrihet menjëherë

‘Të dhemb kur humbet kështu-tha Bonny-duhet të mësojmë nga këto ndeshje. Atletico Madrid është një skuadër e madhe dhe luan në një stadium të madh, por ky është realiteti. Çfarë ndjesish lanë ndeshjet ndaj Milanit dhe Atletico Madrid? Hidhërim, sepse i dimë cilësitë tona. Sot është e vështirë, por rrëzohesh e më pas ngrihesh përsëri’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta