Zhegrova u aktivizua vetëm 10 minuta në Champions League, Spalletti shpjegon arsyen përse
Napoli mori një fitore jetike ndaj Qarabagut në sfidën e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve, një fitore që erdhi në një ditë që përkonte me 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona
Trajneri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte e vuri në dukje këtë pas ndeshjes ku nuk harroi të shfaqë edhe kënaqësinë për këtë sukses
‘Ishte një mbrëmje speciale për Napolin si klub dhe si qytet, sepse Maradona ka përfaqësuar dhe përfaqëson diçka që është e vështirë ta shpjegosh nëse nuk je në Napoli-tha Antonio Conte-donim shumë të nderonim këtë ditë të trishtë. Kishte energji të mirë, morëm, por edhe dhamë’
Përsa i përket më konkretisht fitores në ndeshjes ndaj Qarabag, Conte deklaroi se Napoli gjithnjë ka qenë aty
‘Napoli nuk kishte vdekur, ndeshjet mund të fitohen dhe të humben, por e dimë që duhet të japim maksimumin-tha Conte-Është një moment shumë i vështirë, kishim 7 lojarë në stol me 2 portierë dhe 2 futbollistë premtues. Po përballemi me një periudhë shumë të vështirë që nga fillimi i vitit dhe duhen gjetur gjithsesi zgjidhje të ndryshme dhe duhen shfrytëzuar thuajse gjithnjë të njëjtët lojtarë duke rritur rreziqet. Por ne ecim para, kemi zhvilluar dy ndeshje të mira në Champions, nuk ka skuadra të lehta. Isha i bindur se do të shënonim. Unë duhet të kem shumë energji dhe t’ia transmetoj skuadrës’
Conte shtoi se të gjithë flasin për krizë në skuadër, pa hedhur sytë nga situata me dëmtimtet
‘Që nga fillimi i vitit kemi pasur shumë mungesa-tha Conte-një ditë më parë bëmë një stërvitje prej 15 minuta, më pas nisën reshje të shumta shiu dhe ne e ndërpremë, por në ato 15 minuta, Gutierrez pati një ndrydhje. Këtu flitet për krizë, por duhet parë edhe gjendja e infermierisë’
Top Channel