Kjo e enjte është dita e madhe e futbollit shqiptar teksa në raundin e katërt të Conference League është rezervuar euroderbi mes Dritës dhe Shkëndijës. Është një ndeshje speciale që për më tepër luhet një dita para 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në konferecën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i kampionëve të Kosovës, Zekirija Ramadani theksoi se kjo sfidë me Shkëndijën është më e vështira që skuadra e tij ka përjetuar ndonjëherë në arenën ndërkombëtare, por lojtarët janë të motivuar.

‘Kemi presion. Jemi para tifozëve tanë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që janë kthyer të gjithë, përveç Mesas-tha Ramadani- Kam një bindje që secili futbollist që do të ketë mundësinë për të luajtur do ta japë gjithcka për ta arritur synimin. Vijmë nga një fitore në Dublin, atje ku shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv, por do të jetë më vështirë se në Dublin. Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi do të jetë super i motivuar’

Bashkë me trajnerin Ramadani, në konferencën për shtyp ishte edhe Rron Broja, që ashtu si trajneri i tij e ka vlerësuar këtë ndeshje me Shkëndijën

‘E njohim mjaftë mirë Shkëndijën. Shumicën e lojtarëve i njohim. Është një skuadër shumë cilësore. Ka individë shumë të mire-tha Rron Broja-Besoj se do t’i respektojmë maksimalisht. Mirëpo, besojmë shumë se edhe ne e kemi kualitetin, cilësinë që të arrijmë te fitorja, t’i marrim tre pikë dhe të jetë një natë historike për ne”

Sfida mes dritës dhe Shkëndijas do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës në orën 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb. Pas 3 ndeshjeve të para, si Drita dhe Shkëndija janë në zonën e playoffit të Conference League, me skuadrën kampione të Kosovës që është në vendin e 13 me 5 pikë, ndërsa Shkëndija është në vendin e 21 me 4 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta