Reali i Madridit arriti të marrë një fitore me vuajtje në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Kampioneve ndaj Olympiacos me rezultatin 4-3.

Protagonisti absolut i mbrëmjes u bë Kylian Mbappe që shënoi të 4 gola në këtë përballje duke u shpallur edhe Lojtari më i Mirë i ndeshjes.

Ai që bie në sy është fakti që Mbappe 3 nga golat e tij i shënoi në 6 minuta e 43 sekonda, duke shënuar tregolëshin e dytë më të shpejtë në histori pas atij të Mohamed Salah në 2022 në ndeshjen mes Liverpool dhe Rangers me egjiptianin që shënoi 3 golat e tij në harkun e 6 minutave e 13 sekondave.

Podiumin e vecantë e plotëson futbollisti i Lyon, Bafetimbi Gomis, që në sfidën me Dinamon e Zagrebit në 2011 shënoi 3 golat e tij në 8 minuta e 45 sekonda.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta