Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…
Ligji për barazinë gjinore u miratua në Parlament dhe tashmë është në pritje të firmës së presidentit Bajram Begaj për të hyrë në fuqi.
Ky ligj solli mjaft debat jo thjesht politik, por edhe shoqëror. Një broshurë e përgatitur nga punonjësja sociale e një prej shkollave në Tiranë, dhe kundërshtuar nga prindërit e nxënësve risolli në vëmendje efektet në opinionin publik të tij. Në të flitej për stereotipet gjinorë.
Teologu Kaon Serjani thotë në “Top Story” se do të ketë një përplasje mes prindërve dhe kësaj kurrikule, e cila do të sjellë një kaos.
“Kjo broshurë është në përputhje të plotë me ligjin. Është e paligjshme para se të dali në fletoren zyrtare. Në këtë broshurë është shkëputja e seksit nga biologjia. Në fund thotë: ‘Ju si prindër bëhuni me ne’. Do të thotë që na ndihmoni të fusim këtë ideologji të fëmijët, sepse e dinë sa ndikim kanë prindërit në shtëpi.
Ministrja doli e tha që në shtator dalin kurrikulat e reja. Kemi këtë përplasje të drejtës prindërore, për të thënë që nuk e duam dhe ja ku e kemi shembullin, ka dështuar. Kjo do krijojë një kaos total”, u shpreh teologu.
Top Channel