U shpall “Autori më i mirë i vitit”, Artan Fuga flet për romanin që ‘tronditi’ familjen

25/11/2025 22:07

Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin “Ndëshkimi i Dytë i Evës”, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

Fuga zbuloi në “Goca dhe Gra” disa nga detajet e këtij romani, që duket se do t’i rrëmbejë lexuesit nëpër faqet e tij.

“5 vite për ta studiuar çështjen, 1 vit për ta shkruar. Kur shkruan, personazhi të merr me vete. Është gabim ta përmbash veten dhe të mos shkosh atje kur të çon personazhi. Në roman nuk është vetëm një burrë, por disa. Një burrë që ka disa element që e spikatin si tip është Lavdoshi.

I dyti është ai që quhet Moli, për mua është tipologji më vete. Adam që nuk fle por bën veprime dhe i treti Adriani. Ai përmban një dramë. Unë nuk i dua heronjtë, as njerëzit perfekt. Ai pëson dramën e vetë.

Në libër shoh një qytet që po transformohet nga ana materiale, pro nuk mund të bëhet pa tronditje të familjes.

Ka një nuse që ndjen presionin e vjehrrës dhe në fund të fundit i thotë të shoqit, unë ndjej aromën e nënës tënde. Ka një burrë që luhaet mes nënës dhe partneres. Familja nukleare me një çift mund të gjejë lumturinë ose jo, por fakti që është veçuar nga të tjerët nuk e bën me doemos të lumtur”-u shpreh Fuga.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta