“Ngecje në përparimin e negociatave”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë Shkupi u vesh këtë të martë me ngjyrat kuqezi, me rastin e 28 dhe 29 nëntorit, festës më të rëndësishme të shqiptarëve në mbarë botën dhe diplomacisë kulturore.
Ambasada shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nën drejtimin e ambasadorit Denion Meidani, organizoi pritjen zyrtare për Ditën e Flamurit.
Në zemër të vendit fqinj u mblodhën rreth 1100 të ftuar, që festuan mes atmosferës kuqezi dhe ritmeve patriote shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Denion Meidani theksoi mesazhin e qëndrueshmërisë dhe identitetit kombëtar.
“Jemi mbledhur për të nderuar shpirtin e një populli që kurrë nuk u dorëzua. Një populli që u sfidua, por kurrë nuk u thye. Një populli që, si Mali i Sharrit, qëndroi përballë furtunave të historisë dhe tha: Ne jemi këtu. Ne do të qëndrojmë. Dhe do të ecim përpara”.
Të pranishëm në ceremoninë festive ishin edhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Jashtëm, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale, trupi diplomatik i akredituar, personalitete të artit, kulturës, biznesit, bashkëkombas dhe të ftuar nga i gjithë rajoni
Top Channel