Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është lënduar një foshnjë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta