“Interi pretendent për të fituar Champions-in”, Simeone bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë: Ndoshta mund t’i drejtojë në të ardhmen
Liga e Kampioneve rikthehet dhe dy prej skuadrave që kanë betejë praktikisht për jetë a vdekje janë Juventus dhe Napoli të cilat do të përballen me Bodo/Glimt dhe Qarabag në sfidën e javës së pestë. Janë këto dy ndeshje të kapërcyeshme në letër, por që në të vërtetë fshehin më shumë vështirësi nga sa mendohet.
Për bardhezinjtë, pengesa më e fortë do të jetë klima e ftohte, me të cilën skuadra kundërshtare është mësuar. Do të jetë një ambient ku në vitet e kaluara kanë rënë edhe Lazio e Roma. Ndërsa Napoli do të luajë në shtëpi, por skuadra e Contes nuk duhet të nënvlerësojë Qarabagun që ka surprizuar këtë sezon teksa ka 7 pikë të grumbulluara. Përqendrimi duhet të jetë shumë i lartë sepse, edhe pse mungojnë edhe 4 ndeshje, ajo që do të luhet në këtë raund mund të rezultojë vendimtare për ecurinë e Spallettit dhe të Contes në Evropës.
Nëse Napolit nuk i kanë shkuar mirë gjërat deri tani(4 pikë të grumbulluar dhe vetëm 1 fitore), te Juventus ka akoma më shumë shqetësim, duke qenë se 3 pikët Zonja e Vjetër i ka marrë përmes 3 barazimeve me Borussia Dortmund, Villarreal e Sporting Lisbona. Klasifikimi i vitit të kaluar thotë se për t’u kualifikuar në playoff duhen 12 pikë dhe arritja e 11 pikëve mund të mos mjaftojë teksa në rast të tillë mund të vendosë golavarazhi.
Kështu që si Juventusit ashtu edhe Napolit duhet të marrin 3 pikët në këtë raund në ndeshjet e tyre për të larguar fantazmën e eliminimit duke qenë se një barazium apo humbje do t’i detyronte ato të fitonin me cdo kusht 3 ndeshjet e fundit. Kalendari mund të ndihmojë, por është e nevojshme që nnë radhë të parë të fitohen ndeshje të tilla si këto të këtij raundi për t’iu afruar objektivit. Juventus pas transfertës me Bodo/Glimt do të ketë dy ndeshje në shtëpi me Pafos dhe benfica, përpara se të mbyllë Fazën e Ligës me Monaco në Montecarlo. Ndërsa kalendari i Napolit është pak më i komplikuar; edhe skuadra e Contes do të përballet me Benfica, por në transfertë dhe më pas atë e pret një tjetër ndeshje jashtë fushe, me Copenhagen përpara supersfidës me Chelsea në Maradona Stadium. Kështu që objektivi si i Juventusit ashtu edhe i Napolit është që të fitojnë ndeshjet e këtij raundi, për të mos qenë përballë detyrës së vështirë e fitores me cdo kusht të 3 ndeshjeve të mbetura
Top Channel