Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë me Fulvio Collovati-n, ku foli për finalen e Super Viareggio Cup mes Vllaznisë dhe Genoas, si dhe nënvizoi arsyet e suksesit të futbollit shqiptar, Kombëtares, rëndësinë e investimeve në të rinjtë dhe rolin që Tirana ka marrë si qendër e zhvillimit të futbollit.

Ai komentoi finalen e 4 dhjetorit mes Vllaznisë dhe Genoa-s, duke e cilësuar atë si një festë miqësie mes futbollit shqiptar dhe italian, dhe vuri theksin te puna, organizimi dhe mbështetja e tifozëve si bazë e rezultateve të arritura.

Më poshtë intervista e plotë e Presidentit Duka:

– President, kam dëshirë të di sekretin e këtij suksesi të Kombëtares shqiptare dhe lumturie të arritur, të këtij grupi të bashkuar, që ka arritur rezultate fantastike.

– Nuk mund të them që ka një ingredient sekret, por është vetëm puna e programuar, projekti jonë për të zhvilluar futbollin në Shqipëri, investimet në terrenet sportive dhe te të rinjtë, organizim, puna e të gjithë lojtarëve, sidomos e stafit teknik dhe të Federatës, qeverisë shqiptare, por edhe mbështetja e madhe nga tifozët. Nuk mund të them që është një sekret, por është thjesht punë dhe uria për sukses.

Nuk ka ardhur rastësisht, rezultatet janë fryt i punës të lojtarëve dhe stafit tonë teknik, i gjithë komuniteti futbollistik shqiptar. Edhe mbështetja nga qeveria dhe tifozët shqiptarë, pasi në Shqipëri të gjithë janë tifozë të futbollit dhe e duan Kombëtaren. Kjo është gjëja më e bukur që kemi momentalisht.

– Kam ndjekur me kërshëri “Eagle Cup”, një turne i futbollit për të rinj që u zhvillua në Tiranë pak muaj më parë, ndërkohë që në 4 dhjetor në Viareggio ndeshen dy ekipe, Genoa dhe Vllaznia në një finale të Superkupës. Çfarë përfaqësojnë këta të rinj?

– Po, në 4 dhjetor do të luajmë Superkupën e këtij turneu, të cilin e kemi zhvilluar në Shqipëri këtë vit, të cilin e ka fituar Vllaznia e Shkodrës, ku në fakt ka lindur futbolli në Shqipëri. Jam i lumtur që kjo skuadër ka fituar këtë turne dhe do të luajë ndaj Genoa-s në finale, më 4 dhjetor në Itali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta