Napoli dhe Juventus, në Champions duhet ndryshuar marshi, 3 pikë ose rrezik eliminimi
Pas një humbjeje, mënyra më e mirë për ta harruar, është ardhja e ndeshjes së radhës. Interi do të kërkojë të lëjë pas zhgënjimin e derbit duke u përqendruar totalisht në Ligën e Kampioneve.
Në Evropë, ndryshe nga sa po ndodh në Itali, skuadra e Cristian Chivu është me pikë të plota dhe ka pësuar vetëm një gol dhe është në krye të klasifikimit bashkë me Bayernin e Mynihut dhe Arsenalin. Është e vërtetë që deri tani kundërshtarët e Interit nuk janë të nivelit më të lartë të futbollit evropian dhe për këtë arsye, sfida me Atletico Madrid do të ketë një peshë të madhe dhe një mision; të harrohet disfata me Milanin dhe të testohet vlera e zikaltërve në evropë në një nivel më të lartë për të vijuar në rrugëtimin drejt 1/8 të finaleve
Interi niset për në Madrid mes dyshimeve dhe sigurive. Siguritë kanë të bëjnë me të dëmtuarit; për Dumfries duhet ende kohë, ndoshta deri në mesin e dhjetorit, me Darmian u vendos që të tregohet kujdes, e megjithatë nuk flitet për një kthim shumë të shpejtë të tij në fushën e lojës. Mkhitaryan synon të jetë në fushë në ndeshjen e kampionatit ndaj Pisa, ndërsa Palacios, që gjithsesi është jashtë sistemit të rotacionit të Chivu, ka pasur një tjetër problem muskular dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë
Në Madrid, për krahun e djathtë pritet të jetë sërisht Carlos Augusto, duke qenë se Luis Henrique nuk bindi në derbi e mesa duket nuk është përshtatur shumë me mekanizmin e lojës së Interit. Në ndeshjen me Milanin Carlos Augusto nuk luajti keq, por përsëri ishte shumë pak edhe për faktin se ai nuk ishte në krahun e tij.
Tjetër cështje e trashëguar nga derbi është ajo e portierit. Në golin e pësuar nga Pulisic, Sommer ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë me zviceranin që është bërë objekt kritikash nga media dhe tifozët. Edhe paraqitjet e tij në përgjithësi në këtë sezon, kanë hapur debate për të ardhmen e portës së Interit. Por asgjë nuk të lë të kuptosh se Chivu do të lejojë veten të kushtëzohet. Qe nga transferta në Torino ai e mbrojti publikisht portierin duke e konfirmuar në Ligën e kampioneve. Kështu që në Madrid do të ndodhë e njëjta gjë dhe Josep martinez do të ketë shansin e tij vetëm në Kupën e Italisë ne 3 dhjetor në sfidën kundër Venezias.
Gjithsesi, Inter në ndeshjen me Atletico Madrid, pritet të ketë ndonjë ndryshim; në mbrojtje, Bisseck pritet të jetë titulla në vend të Acerbit, ndërsa në mesin e fushës me shumë gjasa do të jetë Zielinski edhe pse Sucic në pjesën e dytë në derbi u përmirësua shumë, ndërkohë që Barella edhe pse me paraqitje nën standardin e tij duket i paprekshëm.
Top Channel