Liverpool në krizën më të thellë, 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Barcelona mbrëmjen e kësaj të marte ishte në një ditë krejtësisht të errët teksa u eklipsua krejt në Stamford Bridge, ku Chelsea i dha një leksion të mirë futbolli duke e mundur me rezultatin 3-0.
Trajneri i katalanasve foli për mediat spanjolle për të bërë analizën e parë të kësaj ndeshjeje që ishte krejtësisht për t’u harruar
Humbja: ‘Kishim mundësinë të shënonim golin e parë dhe me një futbollist më pak kundër këtij Chelsea nuk është e lehtë. Pashë gjëra pozitive, por humbëm shumë topa të lehtë dhe gabuam shumë pasime të lehta. Duhet të analizojmë këtë, të korrigjohemi dhe të ecim para’.
Diferencat në intesitetin e lojës: ‘Besoj se luajtëm shumë minuta me një futbollist më pak dhe Chelsea është shumë i mirë me topin. Duhet të pranojmë humbjen, por të mendojmë pozitivisht’
Kualifikimi në Top-8 e Championsit: ‘Do të jetë shumë e vështirë,por gjithcka është e mundur’
Kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga Faza e Ligës dhe kalendari është I favorshëm për Barcelonën që do të ketë dy ndeshje në Camp Nou, atë me Eintrachtin dhe me Copenhagen, mes tyre është ndeshja në transfertë me Slavian e Pragës.
Top Channel