Një triumf mes ngricës norvegjeze, Spalletti: Fitore e merituar, por tani duhet vazhdimësi
Te Chelsea po spikat një adoleshent, Estevao. Futbollisti 18 vjecar po spikat në cdo ndeshje me Blutë e Londrës dhe këtë ai e tregoi edhe në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Kampioneve me Barcelonën në Champions League me sulmuesin brazilian që është një prej shënuesve të skuadrës londineze në këtë përballje.
Me gjurmën e lënë në këtë ndeshje, Estevao hyn në librin e historisë së Ligës së Kampioneve pasi në moshën 18 vjec e 215 ditë ai bëhet adoleshenti i tretë që shënon në 3 ndeshjet e para të kompeticionit.
Përpara tij këtë e kanë arritur vetëm 2 futbollistë, në fillim Kylian Mbappe që ka shënuar golat e tij në 3 ndeshjet e para në moshën 18 vjec dhe 113 ditë dhe më pas Erling Haaland në moshën 19 vjec dhe 107 ditë dhe Estevao është i treti. Janë pikërisht këta të tre, të vetmit adoleshentë që kanë gjetur rrugën e rrjetës në 3 ndeshjet e para të Champions League.
Top Channel