Humbja në Stamford Bridge ndaj Chelsea ia komplikoi shumë gjërat Barcelonës për të hyrë mes 8 skuadrave më të mira që do të thotë kualifikim direkt për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Megjithatë pavarësisht rezultateve negative, skuadra e Hansi Flik ka ende shanse për t’u kualifikuar mes 8 më të mirave, por nuk duhet të bëjë as gabimin më të vogël.

Nuk duhet të gabojë, për faktin se ka 7 pikë të grumbulluara nga 15 të mundshmet që do të thotë se që të kapë kufirin e 16 pikëve i duhen edhe 9 pikë të tjera, pra 3 fitore  në 3 ndeshjet e fundit ndaj Eintrachtit në shtëpi, Slavias së Pragës në transfertë dhe Copenhagen në shtëpi

Ndërsa shanset që Barcelona të eliminohet direkt pra te mbetet jashtë 24 vendeve të para, janë shumë të pakta. Për të arritur në kuotën e 11 pikëve, Barcelonës i duhen 4 pikë në 3 ndeshje. Por katalanasit do të donin që të kursenin ndeshjet e raundit të playoffit dhe të kalonin për në 1/8 e finaleve direkt, por për këtë do të duhet që të fitojë me cdo kusht të 3 ndeshjet e mbetura.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta