“Dorëzohem vetëm përballë Allahut”, si Erzen Uka kërcënoi policët pas arratisjes/ Detaje të reja nga ngujimi i terroristëve, prej kohësh ishin nën vëzhgim
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në përmbyllje të vizitës së tij në Bruksel javën e kaluar, përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor, fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së.
Dumani theksoi rezultatet konkrete të SPAK, të arritura në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Agjencitë e BE-së, në identifikimin dhe analizimin e komunikimeve të enkriptuara të përdorura për koordinimin e aktiviteteve të paligjshme.
Ky bashkëpunim ka çuar në arrestime të rëndësishme në Shqipëri dhe në gjithë Evropën, si dhe në goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, përfshirë ato me lidhje në Amerikën Latine.
Mesazhi i tij, se vetëm një përgjigje e koordinuar mund të japë rezultate kundër rrjeteve kriminale që veprojnë globalisht, u përforcua fuqimisht si nga përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe nga pjesëmarrës të tjerë.
Ata ranë dakord për nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë gjyqësor dhe policor, përfshirë ndarjen e inteligjencës, hetimet financiare dhe analizën, si dhe punën e përbashkët në ekipe të përbashkëta hetimore.
Top Channel