FIFA konfirmon ndarjen e vazove, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast se kualifikohen për Botërorin 2026
FIFA ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor lidhur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F për kualifikueset e Kupës së Botës.
Sipas dokumentit, sulmuesi 40-vjeçar u dënua fillimisht me tre ndeshje pezullim.
Ronaldo e kreu menjëherë dënimin tre ditë më vonë, duke munguar në fitoren bindëse 9-1 ndaj Armenisë në Porto — ndeshje që i siguroi Portugalinë pjesëmarrjen e saj të nëntë dhe të shtatë radhazi në Botëror.
Megjithatë, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rishikoi çështjen, duke pranuar argumentet e paraqitura që synonin shmangien e një pezullimi më të gjatë. Rezultati: Ronaldo nuk do të përballet me ndëshkime shtesë përtej ndeshjes së vetme të humbur, pavarësisht se ishte përjashtimi i tij i parë pas plot 226 grumbullimesh me kombëtaren.
Vendimi u konsiderua si një lehtësim për Portugalinë, që e sheh kapitenin e saj të rikthehet i disponueshëm për fazën e ardhshme të përgatitjeve drejt Botërorit 2026.
Top Channel