Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës së punëtorëve të transportit publik, pasi nuk kanë marrë rrogat prej disa muajsh.
Në një reagim për rrjetet sociale, ai i bën thirrje Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit duke u thënë ‘mos rrini në zyra dhe xhipa, po hajde takohemi dhe të zgjidhim çështjen për punëtorët e qytetarët e Prishtinës’.
‘Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës!
Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike.
Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë!
Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon!
Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore’, shprehet ai në një postim në Facebook.
Top Channel