Protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha me makinë nga shtëpia poshtë zyrës së Ramës, Topalli largohet pa nisur tubimi

24/11/2025 18:24

Ka nisur grumbullimi i opozitarëve dhe mbështetësve të PD para Kryeministrisë, aty ku do të mbahet për të dytën herë “Foltorja 2”.

Kryedemokrati Sali Berisha, ndryshe nga hera e parë që e përshkroi në këmbë nga shtëpia te Kryeministria, këtë mbrëmje është shoqëruar nga shoferi i tij me makinë.

Ndërkohë më herët para zyrës së Kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur disa nga deputetët e opozitës, mes tyre edhe Jozefina Topalli.

Kjo e fundit pasi ka kaluar pranë vendit ku do të mbahet tubimi, është larguar, ndërsa nuk dihet nëse do të marrë pjesë më vonë ose jo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta