Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë, u bashkohet dhe kryebashkiaku, Përparim Rama

24/11/2025 11:17

Prishtina është zgjuar këtë fillim jave me protestë.

Punëtorët e Trafikut Urban (ndërmarrje publike për transport publik) kanë nisur sot demonstratën e tyre dhe kanë hyrë në grevë për shkak të mospagesës nga komuna prej disa muajsh.

Fillimisht kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, ku i kanë bërë thirre edhe kryetarit Përparim Rama të iu bashkohet.

Bashkë me ta, Rama po proteston para objektit të kryeministrisë e fajëson qeverinë për bllokimin e buxhetit të komunës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta