Një fitore ndaj Bodo/Glimt në Norvegji do të rikthente Juventusin në garë për në zonën e playoffit, ndërsa një barazim apo humbje do ta vendoste Zonjën e Vjetër me shpatulla pas muri me skuadrën e Spallettit që do të ishte në një pozitë të tillë që nuk do të mund t’ia lejonte vetes të gabonte në ndeshjet ndaj Pafos, Benfica dhe Monaco.

Thënë ndryshe; sfida e kësaj të marte e Juventusit në motin e akullt norvegjez, nuk është raund eliminimi për bardhezinjtë,por dicka e ngjashme. Juventus ka marrë 3 pikë në 4 ndeshje; barazimi 4-4 me Dortmund, ai 2-2 me Villarreal, me Sporting 1-1 dhe humbja me Realin e Madridit 1-0. Kështu tani që ka kaluar gjysma e rrugëtimit për torinezët fitorja me Bodo/Glimt është më shumë se e nevojshme për të mos rrezikuar më shumë në 3 ndeshjet e fundit

Në sezonin e kaluar kur nisi të aplikohej formati i ri i Champions League, 12 pikë i garantuan kualifikimin në playff skuadrave duke përfshirë edhe vetë Juventusin, ndërsa me 11 pikë u panë surpriza të hidhura sic ishte eliminimi i Dinamos së Zagrebit, që ndodhi për shkak të golavarazhit edhe pse kishte të njëjtat pikë me Bruges, Sporting dhe Manchester City. Në këtë pikë Juventusi që të jetë i sigurt duhet të grumbullojë 9 pikë në 360 minuta

Nëse Juventus humbet në sfidën e së martës, nuk do të ketë më bonuse , por në rast suksesi do të rikthehet në lojë dhe ndeshjen me Pafos në 10 dhjetor e ka në shtëpi. Një fitore e mundshme me Bodon dhe Pafos do ta cojë Juventusin në 9 pikë dhe në këtë pikë do t’i mjaftojë të fitojë vetëm një nga ndeshjet e mbetura; atë me Benfica apo Monaco për të qenë në playoff. Por nëse ndaj Bodo/Glimt vjen barazimi i radhës atëherë Juventusit do t’I duhen 2 fitore dhe një barazim në 3 ndeshjet e fundit për të arritur në 11 pikë dhe për të shpresuar, ose 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit për të shkuar në 13 pikë dhe për të evituar cdo lloj llogarie e kombinacionesh

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta