Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se pas ndërhyrjes së motrave dhe vëllezërve të dy personave të dyshuar dhe thirrje për t’u dorëzuar, këta të fundit kanë pranuar.
Ata fshiheshin në një banesë të braktisur në Orosh, ndërsa fillimisht u pikasën nga policia e Pukës rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, e më pas në mbështetje kanë shkuar dhe forcat RENEA. Dy personat në fjalë dyshohet se kanë qenë të armatosur rëndë, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist.
Pas dorëzimit, forcat RENEA do të futen në banesë me qen, për të kontrolluar për eksploziv dhe për të parë se çfarë fshinin në këtë ambient të braktisur.
Top Channel