Juventus do të luajë ndeshjen e radhës së Ligës së Kampioneve me Bodo/Glimt në Norvegji. Është ky shansi i fundit për Zonjën e Vjetër që në 4 ndeshjet e para të kompeticionit, për të ndryshuar gjërat në këtë sezon në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube dhe të kualifikohet të paktën për në raundin e playoffit.

Por për ta arritur këtë duhet që zonja e Vjetër të fitojë në Aspmyra Stadion të Bodos, një detyrë që sic e thotë edhe vetë Spalletti nuk do të jetë aspak e lehtë.

‘Futbollistëve iu thashë se do të jetë më e vështirë nga sa mendojnë-tha Spalletti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes-më ka ndodhur që të luaj në një mot kaq të ftohtë, i njoh këto fusha dhe klima do të jetë faktor. Ata janë mësuar me ajrin e ftohtë, kurse ne do të na duket sikur po vrapojmë me më shumë gulçim.Por skuadra i ka kualitetet që duhet, duhet ta shfaqim në fushë’.

Trajneri bardhezi tha dicka edhe për formacionin që pritet të hedhë në fushën e lojës në përballjen me norvegjezët.

‘David dhe Openda? Dicka do të ndryshoj, në rast të kundërt rrezikohet që të mos kemi besim-tha Spalletti-këta djem janë perfektë dhe kanë dëshirë të marrin pjesë e të shfaqin aftësitë e tyre’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta