Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gadime të Ulët të Lipjanit, ku gruaja është goditur me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj.

Mediat e Kosovës raportojnë se gjendja shëndetësore e të lënduarës është stabilizuar, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.

Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta