Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League, Reali i Madridit intensifikon sulmet
Cole Palmer gëzon tifozët e Chelsea. Futbollisti anglez u kthye këtë të hënë në stërvitje me skuadrën londinez pas një dëmtimi në gishtin e vogël të këmbës në një incident në shtëpi, megjithatë ai nuk do të luajë ndaj barcelonës në sfidën e Ligës së Kampioneve.
Sulmuesi i Bluve përdori një këpucë mbrojtëse për të përshpejtuar rikuperimin nga ky dëmtim i papritur dhe mori pjesë në seancën stërvitore të së hënës bashkë me pjesën tjetër të skuadrës
Palmer nuk do të jetë në fushën e lojës në mbrëmjen e së martës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, por ai është në dyshim edhe për supersfidën e fundjavës, në derbin londinez me Arsenalin. Edhe pse trajneri Enzo Maresca nuk e përjashtoi totalisht mungesën e tij për sfidën, ai deklaroi se sot për sot duket se Palmer nuk do të jetë në sfidën me Topcinjtë.
Përvec Palmer, Maresca nuk do të ketë në dispozion për arsye dëmtimi edhe Romeo Lavia dhe Levi Colwill, Mykhaylo Murdryk i pezulluar për doping si dhe Axel Disasi dhe Raheem Sterling që janë të vecuar.
Top Channel