“SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste.
Personi tjetër nga Tirana, është identifikuar si shtetasi A. Uka. Të dy këta persona kanë qenë më herët në Siri.
Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar.
Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.
Top Channel