Presidenti finlandez telefonatë më Trump dhe Melonin: SHBA po punon natë e ditë për të arritur marrëveshje paqeje
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se kishte “rezerva” në lidhje me shanset për të arritur një marrëveshje mbi planin 28-pikësh të Donald Trump për Ukrainën deri të enjten, afati i caktuar nga presidenti i SHBA-së.
“Sot është e diel. Teorikisht, një marrëveshje mbi planin e Trump duhet të arrihet deri të enjten. Jemi shumë larg kësaj. Kjo nuk do të thotë se është absolutisht e pamundur të ndodhë… Kam rezerva nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet ekzistuese”, tha Merz në margjinat e Samitit të G20 në Johanesburg, Afrikën e Jugut.
Vërehet se që nga mesdita e së dielës, delegacionet nga SHBA-ja, BE-ja, Gjermania, Franca dhe Britania po takohen në Gjenevë për të diskutuar planin e paqes të Uashingtonit për Ukrainën.
Top Channel