Lumi Seman doli nga shtrati, shkatërrohen mijëra hektarë sera të mbjella me perime, banorët: Dëmet arrijnë në miliona

23/11/2025 12:19

Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar qindra hektarë sera te mbjella me perime të stinës.

Fshati Goriçan është më i dëmtuari, ku edhe sot në ditën e katërt të përmbytjeve uji vazhdon të mbajë të përmbytura tokat bujqësore.

Dëmet sipas banorëve arrijnë në miliona lekë. Edhe për familjen Goga të kthyer nga Gjermania për të punuar në vend lindje përmbytja nuk i kurseu serrat.

Erigis Goga ishte në pritje të vjeljes se domates kur uji i lumit Seman iu fut deri në një metër brenda. Sot për shkak të qëndrimit të gjatë nën ujë, prodhimi është kalbur.

Përmbytja e tokave bujqësore rrezikon edhe mbjelljet për sezonin e ardhshëm. Fermerët pohpjnë se kanë porositur fidanët por nuk mund ti mbjellin.

Balta dhe lagështia e tepërt e bëjnë të pamundur mbjelljet edhe për disa muaj. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kursimet e tyre ata i investuan në këto serra nga të cilat sot nuk mund të shesin asgjë.

Në Bashkinë e Dimalit ditën e sotme problem mbeten tokat bujqësore nëpër të cilat uji po largohet me ngadalë pasi janë të bllokuara kanalet kulluese.

Në disa zona ato mungojnë fare çka solli përmbytjen e tyre. Ndërsa uji është larguar nga fshatrat Çiflig dhe Arrëz dhe banorët kanë nisur pastrimin e banesave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta