‘Lady in red’ Beyonce, artistja e madhe R&B në garën e Las Vegasit për…Ferrarin
23/11/2025 18:37
Tashmë është diçka e zakonshme që gjatë garave të Botërorit të Formula 1 të shfaqen edhe personazhe të njohur të fushave të ndyshme si muzikës apo kinematografisë.
Çmimi i madh i Las Vegasit nuk bën përjashtim në këtë aspekt pasi edhe në këtë ndalesë të kampionatit të pranishëm ishin shumë personazhe të famshëm. Mes tyre spikati një personazh në mënyrë të vecantë dhe bëhet fjalë për mbretëreshën e R&B, Beyonce.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jay Z, Beyonce u shfaq e veshur e gjitha me të kuqe. Fillimisht këngëtarja u pa të kishte veshur një kostum lëkure me ngjyrë të kuqe dhe më pas në garë ajo u pa me një tjetër veshje si tifozë e Ferrarit që nuk la askënd indiferent….
Top Channel