Zbardhet debati me dyer të mbyllura në GJKKO. Prokurori i SPAK: Pezullim i zv.kryeministres sepse rrezikon të largohet. Balluku: Jam e hapur për hetime

22/11/2025 14:00

Seanca me dyer të mbyllura në GJKKO për masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është shoqëruar me debate mes saj dhe prokurorit të çështjes.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbardhur pjesë nga përballja e tyre përpara gjyqtarit të çështjes.

Burimet bëjnë të ditur se Prokurori i SPAK ka kërkuar mbajtjen në fuqi të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres me argumentet se ajo rrezikon të largohet nga vendi, mund të intimidojë dëshmitarët për shkak se i ka vartës në institucionin që drejton dhe mund të prishë provat.

Sipas prokurorit Balluku së bashku me vartësit e saj mund të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicionit që mbajnë.

Nga ana e saj zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundërshtuar masën e pezullimit për shkak të detyrimeve që ajo ka si deputete e qarkut të Fierit.

Masën e arrestit në shtëpi e kanë kundërshtuar edhe dy drejtorët e KESH dhe ARRSH-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta