Ndodh edhe kështu/ Ndeshja në Skoci anulohet 15 minuta përpara se të fillonte, ja arsyeja
Djali i vogël i Lionel Messit, Ciro Messi, është bërë viral në rrjetet sociale pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm me ekipin U-8 të Inter Miami, duke kujtuar shumë nga stili dhe teknika e babait të tij.
Ndërkohë që Lionel Messi, 38 vjeç, vazhdon të shkëlqejë në MLS me Inter Miami — ku këtë sezon numëron 42 gola dhe 20 asistime në 46 ndeshje — duket se talenti po kalon edhe te brezi i ri i familjes.
Ciro, vetëm 7 vjeç, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, nga një kënd shumë i ngushtë në të majtë. Topi përfundoi në trekëndëshin e sipërm të portierit, një goditje që menjëherë ndezi komentet në rrjet.
Pamjet e golit shpërthyen në media sociale, ku fansat e Messit vërshuan me reagime dhe krahasime me tetë herë fituesin e Topit të Artë.
Ciro Messi. 👏 pic.twitter.com/mZIfDYUKf1
— Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) November 19, 2025
Disa nga komentet që u bënë virale:
“Nuk ka nevojë për test ADN-je.”
“I ati, i biri.”
“E pabesueshme ta shohësh Ciro-n duke e përdredhur topin si Messi. Ka shumë potencial.”
“Futbolli nuk është gati për një Messi me të djathtën.”
“Kjo aftësi është në gjak.”
Lionel Messi ka tre djem me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo: Thiago (13), Mateo (10) dhe Ciro (7). Të tre janë të apasionuar pas futbollit dhe kanë luajtur në akademitë e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, ndërsa tani Ciro po spikat me Inter Miami.
Pamjet e golit kanë shtuar edhe më shumë interesin për brezin e ri të familjes Messi, teksa tifozët presin të shohin nëse talenti i tyre do të vijojë të zhvillohet në vitet e ardhshme.
Top Channel