Ura e Glinës shembet nga reshjet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara

22/11/2025 14:51

Prej tre ditësh, ura e fshatit Glinë në Bashkinë Dropull është dëmtuar rëndë nga intensiteti i reshjeve dhe tejfryrja e lumit Drino.

Dëmtimet serioze në kolonat e betonit e kanë bërë urën të paqëndrueshme, duke ndërprerë lidhjen e pesë fshatrave të Njësisë Administrative të Dropullit të Sipërm me zonën e poshtme.
Në terren ndodhen punonjës të emergjencave civile, të cilët po vlerësojnë shkallën e dëmeve, ndërsa banorët e Radatit, Glinës, Vrahogoranxit, Peshkëpisë së Sipërme dhe Peshkëpisë së Poshtme kanë mbetur të izoluar.
Banorët shprehen se dëmtimi i urës i ka penalizuar rëndë, pasi rruga provizore që po hap bashkia nuk plotëson asnjë nga parametrat e një aksi të sigurt dhe terreni është i vështirë
Situata mbetet e rënduar, veçanërisht në këto fshatra ku pjesa dërrmuese e banorëve janë të moshuar dhe të varur nga një lidhje e sigurt rrugore për nevojat bazë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta