Tentativa për grushtin e shtetit, arrestohet ish-presidenti i Brazilit vetëm pak ditë para se të shkonte në burg
Një 19-vjeçar, Pio Marco Salomone, ka ndërruar jetë pak para agimit të sotëm në spitalin CTO të Napolit, pas një sulmi me armë zjarri në zonën e Arenaccia-s.
Sipas “La Repubblica”, i riu ishte në një makinë së bashku me tre miq kur një tjetër automjet qëlloi mbi të. Një plumb e goditi në ballë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit në Via Generale Francesco Pinto.
Tre miqtë që ishin me të në makinë u intervistuan nga policia dhe treguan se dëgjuan të shtëna ndërsa udhëtonin me shpejtësi të ulët. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme kur mori plumbin.
Pio Marco Salomone kishte precedent penal, duke përfshirë një arrest në gusht 2024 gjatë një operacioni antidrogë në Sant’Eframo Vecchia.
Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel