Dhëndri i dha vjehërrve valium dhe më pas u grabiti shtëpinë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimet për tre të pandehurit e akuzuar për veprime kriminale të lidhura me grup të strukturuar dhe përgatitje të kushteve për vrasje.
Në seancën e zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gremizi) dhe Adrian Cenaj (Dedja) janë deklaruar fajtorë për disa vepra penale, ndërsa gjykata ka vendosur dënime të përbashkëta duke aplikuar uljen 1/3 sipas Kodit të Procedurës Penale.
Të tre të pandehurit do të vuajnë dënimet në IEVP, burg i sigurisë së lartë, duke filluar nga dita e arrestimit të tyre. Vendimet për secilin prej tyre përfshijnë kombinime të dënimeve për “Trafikim të narkotikëve”, “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe pjesëmarrje në “Grup të strukturuar kriminal”.
Këto vendime shënojnë një etapë të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në vend.
Top Channel