Sot Dita e Alfabetit/ 117 vite më parë, në Kongresin e Manastirit u vendos unifikimi i gjuhës shqipe me atë latin Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut.
Kurbin
Vazhdon puna për përforcimin e argjinaturës dhe sistemimin e shtratit të lumit Drojë, ku janë angazhuar tre eskavatorë (1 i FA dhe 2 të operatorëve privatë).
Në fshatin Shpërdhet po punohet me tre kamionë dhe një fadromë të bashkisë.
Grupet po vijojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e linjës së fshatit Skuraj.
Lezhë
Ka prezenecë të ujit në toka bujqësore dhe në disa oborre banesash.
Po kryhet vlerësimi i dëmeve; shpërndarja e ndihmave nuk ka nisur pasi ato nuk kanë mbërritur ende.
Hidrovori i Tales është në funksion.
Mirditë
Reshjet kanë vijuar gjatë natës. Problematike mbetet aksi Rrëshen–Bukmirë, ku ulja e bazamentit të rrugës vazhdon pavarësisht ndërhyrjeve.
Në shtratin e Zallit të Zmejës ka devijim të rrjedhës së ujit, duke rrezikuar unazën lidhëse dhe disa banesa.
Bashkia Mirditë kërkon mbështetje me një eskavator dhe një kamion për punime në Zmejë dhe në rrugën e Bukmirës.
Po monitorohen dy banesa të rrezikuara nga rrëshqitjet, ndërsa ndërhyrjet bëhen sipas emergjencës.
Grupet e punës po vijojnë evidentimin e dëmeve.
H/C Qafë Molla mund të nisë shkarkime deri në 100 m³/s, ndërsa H/C Shkopeti po shkarkon po aq, pa rrezik për shkak të gjerësisë së shtratit të Matit.
Furnizimi me ujë është normal, ndërsa ai me energji ka pasur ndërprerje të herëpashershme, por është rikthyer.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave normale.
Top Channel