Plani i Trump për paqe favorizon Rusinë? Takimi sekret me zyrtarin e sanksionuar në SHBA shkakton shqetësime për Ukrainën
Zyrtarët amerikanë i kanë thënë aleatëve të NATO-s se presin që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë një marrëveshje paqeje në ditët e ardhshme, duke paralajmëruar se nëse Ukraina nuk pranon, mund të përballet me kushte edhe më të rënda në të ardhmen.
Sekretari amerikan i ushtrisë, Dan Driscoll, mbajti një takim me ambasadorët e vendeve të NATO-s në Kiev të premten vonë, pas bisedimeve me Zelensky dhe një telefonate nga Shtëpia e Bardhë. Ai u shpreh se: “Asnjë marrëveshje nuk është perfekte, por duhet të bëhet sa më shpejt.”
Marrëveshja në tryezë përfshin disa kushte që pritet të jenë të papranueshme për Kievin, përfshirë dorëzimin e territorit të pushtuar nga Rusia dhe të mëtejshëm që Ukraina ende kontrollon, si dhe një amnisti për të gjitha krimet e luftës gjatë konfliktit.
Zelensky, në një fjalim për kombi të premten, tha se Ukraina po përballet me një nga momentet më të vështira të historisë së saj, duke shtuar: “Po humbasim dinjitetin ose një aleat kyç.”
Davis, zyrtarja amerikane e ngarkuar me punë në Kiev, paralajmëroi diplomatët se kushtet e marrëveshjes janë të rënda për Ukrainën, por vendi nuk ka shumë zgjedhje: “Marrëveshja nuk përmirësohet nga këtu, bëhet më keq.”
Presidenti amerikan, Donald Trump, synon që Zelensky të pranojë marrëveshjen para Ditës së Falënderimeve, që këtë vit bie të enjten. Sipas burimeve, marrëveshja është hartuar nga këshilltari i Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, duke krijuar një kanal të veçantë mes Washingtonit dhe Moskës.
Vladimir Putin ka pranuar kopjen e marrëveshjes dhe e konsideron si bazë për një zgjidhje të përhershme paqësore.
Top Channel