Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

22/11/2025 10:14

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta i cili ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja e tij si gjyqtar Ilir Panda.

Anila Hoxha raporton se Meta në burg prej tetorit 2024 i është drejtuar me rekursin e radhës gjykatës së lartë ku kërkon heqje të arrestit në burg.

Kjo padi do shqyrtohet në datën 27 nëntor dhe përpara hapjes së seancës që do të mbahet në dhomë këshillimi mbrojtja e Metës kërkoi largimin e Pandës nga gjykimi. Kërkesa e ish presidentit nuk u pranua dhe u refuzua si e pabazuar, bënë me dije burimet e Anila Hoxhës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta